Shoqata e Gastronomëve të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i lejojë të punojnë pa kufizime në prag të festave të fundvitit.
Përmes një reagimi për media, ShGK-ja thotë se ka nevojë më shumë se kurrë për ndihmën e Qeverisë.
“Ne kemi nevojë për ju më shumë se çdo herë tjeter. Kemi nevoje të mbijetojmë edhe në këtë fundvit!Lusim Qeverinë e Kosovës të na lejojnë të punojmë! Jemi pranë festave si për qytetarët e Kosovës po ashtu edhe për diasporen, duam të ju qëndrojmë më afër në kohë më të gjatë pune dhe sado pak ta përmbyllim së bashku një vit të brishtë, duke u mundësuar kështu edhe bizneseve të mbijetojnë. Është mundësia jonë e fundit që sado pak të mbesim në këmbë këtë vit. Me 3 lule nuk qel pranvera! Nëse qendron ideja të lirohen masat vetëm për 3 netë të vitit të ri, atëherë për ne si gastronom mos e bëni fare. Siç e ceka, me 3 lule nuk qel pranvera!”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Gastronomëve.
Sipas Shoqatës së Gastronomëve, edhe ekonomia e Kosovës është rënduar shumë sikurse spitalet, prandaj kërkojnë nga Qeveria t’i lehtësojnë masat për fundvit. Gjithashtu në këtë reagim është kërkuar të mos ndalohet shërbimi i dërgesave.
“P.S. DELEVERY DUHET URGJENTISHT ME U LIRU! Nuk ka kuptim taxit me punu edhe jashtë kufizimit të orarit ndërsa delivery jo. Delivery nuk është ndalu edhe në shumicën e vendeve të botës, sepse njerëzit janë lodhur, dhe delivery është vetëm një ndihmes për gjithë ato nana që përveç punës po kryejnë edhe rolin e mësueses e kujdestares”, thuhet në reagimin e ShGK-së./UBTNews