Bill dhe Melinda Gates zyrtarisht janë kthyer në beqarë. Shkurorëzimi i tyre tashmë është punë e kryer, kështu të paktën ka raportuar TMZ të martën.
“Të dhënat e gjykatës konfirmojnë se gjyqtari nënshkroi shkurorëzimin e tyre të hënën”, raportoi TMZ.
Melinda para pak muajsh paraqiti kërkesë për shkurorëzim pas 27 vjetësh martesë, por ajo do të mbajë mbiemrin Gates edhe pas ndarjes.
Bill Gates, themeluesi i Microsoftit, llogaritet si një prej njerëzve më të pasur në botë. Pasuria e tij vlerësohet më shumë se 130 miliardë dollarë.
“Kështu që shkurorëzimi mund t’ia sjellë Melindës mbi 65 miliardë dollarë”, ka shkruar TMZ./UBTNews