Vrasje, shkroi ajo – dhe për vrasje, ajo do të shkojë në burg. Një gjykatë në Oregon e ka dënuar me burgim të përjetshëm Nancy Crampton Brophy, një autore romantike e cila me sa duket paratha krimin e saj në një ese me titull “How to murder your husband”.
Crampton Brophy, 71-vjeçare, u shpall fajtore për vrasje të shkallës së dytë, muajin e kaluar. Ajo qëlloi për vdekje bashkëshortin e saj prej 26 vitesh në vitin 2018 për një pagesë prej 1.5 milion dollarësh.
Para se të kryente vrasjen, Crampton Brophy ishte autore e disa veprave sikurse “Burri i gabuar” dhe “Dashnori i gabuar”.
Burri i saj i ndjerë, Daniel Brophy, ishte një kuzhinier dhe mësues i respektuar në Institutin Kulinar të Oregonit. Ai u vra me dy plumba në kuzhinën e Institutit në qershor të vitit 2018./UBTNews/