Shkrimtari i njohur turk, Orhan Pamuk do të vijë në Kosovë. Lajmin e konfirmoi Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.
“Kënaqësi e veçantë ta presim në Kosovë shkrimtarin e madh turk, fituesin e Çmimit Nobel në Letërsi, Orhan Pamuk. I përkthyer në dhjetëra gjuhë, me miliona kopje të shitura, Pamuku është shpërblyer me shumë çmime në fushën e kulturës. Për romanet e tij, paralelet midis së shkuarës dhe së tashmes, jetën e artistit dhe artin në përgjithësi, do të flas vet ai në Prishtinë”, njoftoi Çeku.
Pamuk do të qëndrojë në Kosovë prej 24 deri më 26 maj./UBTNews/