Një shkrimtar kinezo-australian, i cili u arrestua në Kinë për mbi 4 vjet, thotë se frikësohet se mund të vdesë në burg, pasi iu gjet një kist e madhe në veshkë.
Yang Hengjun, një shtetas australian dhe aktivist i demokracisë, u arrestua në vitin 2019 gjatë një vizite te familja e tij në Kinë dhe u akuzua për spiunazh – akuza të cilat ai i mohon.
Gjykata në Pekin e mbajti gjyqin në fshehtësi në vitin 2021, por vendimi është vonuar vazhdimisht.
Yang tha se ka përjetuar siklet dhe dhimbje në veshkë për disa muaj./UBTNews/