Ka shkuar mbi 854 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins me 2 mijë e 346 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit, numri total i viktimave shkoi në 854 mijë e 76.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 67,5 milionë, me 1.142.093 raste të reja. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 7,2 milionë raste të konfirmuara dhe 78.003 të vdekur.
Në SHBA deri më tani më shumë se 249 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 209 milionë dozën e dytë dhe mbi 81 milionë kanë marrë 3 doza.