Shkollat në Angli mund të detyrohen të ri-miratojnë masa më të ashpra Covid ‘shumë shpejt’, sipas sindikatave arsimore britanike.
Si pjesë e strategjisë së Qeverisë që të mësojnë të jetojnë së bashku me virusin, ministrat hoqën kufizimet e kontrollit të infeksionit në shkollat angleze.
Kjo nënkupton se fëmijët nuk kanë më nevojë të mbajnë maska në klasë, as nuk duhet të izolohen nëse një nxënës tjetër rezulton pozitiv.
Por në Skoci, vendi ku rastet kanë arritur nivele të larta që kur fëmijët u kthyen në mes të gushtit, maska ende kërkohet të vendoset, dhe duhet të mbahet distanca prej një metër.
Ekspertët së fundi kanë paralajmëruae se Anglia përballet me një rritje edhe më të keqe pas kthimit të shkollave për shkak të mungesës së kufizimeve mbrojtëse./UBTNews