UBT News

Shkollat e Lipjanit gati për fillimin e procesit mësimor

Shkollat në komunën e Lipjanit janë gati për të filluar procesin mësimor. Drejtoresha e Arsimit në komunën e Lipjanit, Elmaze Behluli ka vizituar shkollat e komunës së Lipjanit me rastin e fillimit të procesit mësimor që pritet të fillojë më 27 tetor, njëherit është mbajtur edhe takimi i task forcës komunale në të cilin u diskutua fillimi i vitit shkollor.

Drejtoresha Behluli është shprehur se të gjitha shkollat kanë bërë përgatitjet e duhura, është bërë dezinfektimi i të gjitha IEA dhe Çerdhës së qytetit si dhe vaksinimi i stafit në shkolla.

Gjithashtu, Drejtoresha Behluli ka vizituar edhe grupin e trajnimit të korrikules ku ka shprehur mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit për kontributin e tyre në mësimdhënie.

“Uroj nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor dhe po ashtu falënderoj mësimdhënësit dhe të gjithë akterët në arsim në komunën tonë për angazhimin e tyre pa reshtur që të realizohet sa në mirë procesi mësimorë edhe në kohë pandemie”, është shprehur drejtoresha Elmaze Behluli.

Exit mobile version