UBT News

Shkencëtarët zbulojnë një përbërës të veçantë në pikturat e Da Vincit

“Mjeshtrit e Vjetër” sikurse Leonardo da Vinci, Sandro Botticelli dhe Rembrandti mund të kenë përdorur proteina, veçanërisht të kuqen e vesë, në pikturat e tyre të vajit, thotë studimi i ri.

Gjurmët e sasive të mbetjeve të proteinave janë zbuluar prej kohësh në pikturat klasike të vajit, megjithëse ato shpesh i atribuoheshin kontaminimit.

Një studim i ri që u publikua të martën në revistën Nature Communications thotë se përdorimi i këtij përbërësi ishte i qëllimshëm, dhe hedh dritë mbi njohuritë teknike të Mjeshtrave të Vjetër, piktorëve më të aftë evropianë të shekullit të 16-të, 17-të ose fillimit të 18-të, dhe mënyrën se si ata i përgatisnin bojërat e tyre.

“Ka shumë pak burime të shkruara në lidhje me këtë çështje dhe asnjë punim shkencor nuk është bërë më parë në thellësi në këtë drejtim”, deklaroi autorja e studimit, Ophélie Ranquet nga Instituti i Inxhinierisë dhe Mekanikës së Procesit Mekanik në Institutin e Teknologjisë në Karlsruhe të Gjermanisë.

“Rezultatet tona tregojnë se edhe me një sasi shumë të vogël të verdhës së vezës, mund të arrini një ndryshim të mahnitshëm të vetive në bojën e vajit, duke demonstruar se sa mund të ketë qenë e dobishme për artistët”, deklaroi ajo tutje.

Thjesht duke shtuar pak të verdhë veze në vepra të tilla, mund të sjellë efekte afatgjata që shkojnë përtej thjesht estetikës./UBTNews/

Exit mobile version