Shkencëtarët indianë së fundmi kanë bërë zbulimin e madh të bërë në Antarktidë, ku gjatë gjashtë muajve të kërkimit ata kanë arritur të zbulojnë një bimë.
Të habitur ata vunë theksin te nevojat kryesore që ka një bimë për tu rritur duke përmendur dritën e diellit, kaliumin dhe ujin, të cilat është e vështirë të gjenden në atë kontinent, transmeton KultPlus.
Një nga studiuesit që ishte pjesë e kërkimit ka thënë për mediat se ata kanë mbledhur mostra të algave të llojeve të ndryshme dhe i kanë krahasuar gjatë një periudhe 5 vjeçare me bimë të tjera, gjë që i ka çuar në përfundimin se lloji i bimës së zbuluar rritet në vendet ku shumohen pinguinët.
Ndër të tjera ata kanë shtuar se arsyeja e mbijetesës së bimëve ka të bëjë më jashtëqitjen e pinguinëve cila përmban azot. Bima e re e zbuluar mori emrin Bryum Bharatiensis.
KultPlus