Ballkani është rikthyer te fitoret në kampionat pasi ka mposhtur Drenicën me rezultat të ngushtë 2-1.
Me tri pikët e sotme, suharekasit kanë dalur përsëri në krye të tabelës dhe janë në pritje të ndeshjes së Dritës.
E me tri pikët nga ballafaqimi me Drenicën ka mbetur i kënaqur edhe kryetrajneri i Ballkanit, Blendi Shkëmbi.
Ai ka thënë se skuadra e tij krijoi shumë raste, por që nuk i konkretizoi të gjitha.
“Vinim nga humbja prej Llapit dhe na është nevojitur fitorja për t’u kthyer fuqishëm. Patëm raste të shumta por nuk arritëm ti shfrytëzonim të gjitha”, tha Shkëmbi, duke deklaruar se ekipi i tij duhet të përmirësohet ende.
“Nuk ishte aspak e lehtë por jam i lumtur që ia dolëm mbanë. Duhet të përmirësohemi për ndeshjet tjera dhe do të punojmë që të përgatitemi sa më mirë për pjesën e mbetur të kampionatit”, ka thënë Shkëmbi.