UBT News

Shkëlqejnë kuqezinjtë si titullarë në Europë, Gjimshiti shënon gol me Atalantën

Futbollistët e Kombëtares shqiptare vazhdojnë të shkëlqejnë në ligat europiane duke dhuruar paraqitje të shëndosha dhe duke u aktivizuar si titullarë me klubet e tyre.

Kapiteni i ekipit kombëtar, Berat Gjimshiti, ka realizuar një gol të rëndësishëm për Atalantën në sfidën kundër Torinos, duke ndihmuar skuadrën e tij të sigurojë një pikë të vlefshme. Ky ishte goli i tij i parë në Serie A pas një periudhe prej dy vitesh e gjysmë, një rikthim i rëndësishëm për mbrojtësin shqiptar.

Në Portugali, Enea Mihaj dha një paraqitje të shkëlqyer duke luajtur për 90 minuta me Famalicao-n, ndërsa në Greqi, portieri Thomas Strakosha ishte titullar në portën e AEK-ut në ndeshjen kundër PAOK-ut.

Përveç tyre, një numër i futbollistëve të tjerë shqiptarë vazhduan të jenë të rëndësishëm për skuadrat e tyre. Ylber Ramadani, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Ivan Balliu, Arbër Hoxha, Feta Fetai, Taulant Seferi, Rey Manaj, Arlind Ajeti, Nedim Bajrami dhe Mario Mitaj u aktivizuan gjithashtu si titullarë, duke konfirmuar rëndësinë e tyre për klubet e përkatëse./UBTNews/

 

Exit mobile version