UBT News

Shkelja e rregullores, e pëson sërish skuadra e Premier Leagues

Një tjetër lajm i keq vjen për Evertonin, i cili duhet të përballet përsëri me një zbritje të re prej 2 pikësh për shkeljen e rregulloreve të Premier League, në lidhje me shkeljen e rregullave të fitimit dhe qëndrueshmërinë ekonomiko-financiare.

Sipas raportimeve të fundit të mediave britanike thuhet se provat i janë dërguar një komisioni të pavarur në Premier League gjatë janarit të vitit të kaluar, ndërsa vendimi i zbritjes së dy pikë u mor këtë të hënë.

Me këto dy pikë më pak, Everton zbret në vendin e 16-të të renditjes së Premier League, tashmë me 27 pikë të grumbulluara, ndërsa në total këtë sezon “Toffees” janë penalizuar me një total prej 8 pikësh./UBTNews/

Exit mobile version