Policia e Kosovës sot organizon ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta ilegale.
Kjo ngjarje do të mbahet në ambientet e Metal 05 SH.P.K. në fshatin Prelez, magjistralja Prishtinë- Ferizaj, me fillim nga ora 09:30.
Në njoftimin e Policisë në Facebook, thuhet se në ceremoni do të marrin pjesë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend HOXHA, zt. Nuno QUEIRÓS, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë, përfaqësues nga Ambasada gjermane, franceze, suedeze, britaneze, holandeze, norvegjeze si dhe zyrtarë të lartë të institucional.
“Ky aktivitet mbështetet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) përmes Programit për Siguri dhe Siguri në Kosovë (KSSP), me mbështetje financiare nga Gjermania, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Holanda dhe Norvegjia, si dhe përmes Vendimit të Këshillit (PESK) 2024/3006 të datës 2 dhjetor 2024, në mbështetje të aktiviteteve të çarmatimit dhe kontrollit të armëve të SEESAC në Evropën Juglindore, me qëllim zvogëlimin e kërcënimit nga armët e vogla dhe armët e lehta (SALW) të paligjshme dhe municionit të tyre”, shkruhet në njoftim./S.K/EO/