Italia do të duhet të kalojë përmes play-offeve për të siguruar një vend në Kupën e Botës 2026.
Edhe pse Azzurrët kaluan në epërsi me golin e Francesco Pio Espositos, Norvegjia bëri një përmbysje të fuqishme 4-1 në “San Siro”, duke vulosur vendin e parë në grup.
Italia ishte e vetëdijshme se, pavarësisht një fitoreje, për të kaluar Norvegjinë do t’i duhej një rezultat i pamundur një 9-0.
Me këtë situatë, Sandro Tonali dhe Andrea Cambiaso u lanë pushim për të shmangur pezullimet në gjysmëfinalet e play-offit.
Në skuadër mungonin edhe Moise Kean, Riccardo Calafiori, Niccolò Cambiaghi, Leonardo Spinazzola, Giorgio Scalvini e të tjerë për shkak dëmtimesh, ndërsa Nicolò Barella u rikthye nga pezullimi.
Norvegjia, vinte me 100% fitore, përfshirë triumfin 3-0 në Oslo që i kushtoi Luciano Spallettit shkarkimin në qershor. Federico Dimarco rrezikoi i pari me një gjysmë-volé, dhe pak çaste më pas krijoi edhe golin e epërsisë.
Pas një gabimi të Ryerson, gjeti Espositon në zonë. Sulmuesi i ri i Interit u kthye e shënoi golin e tij të tretë në pesë paraqitje me Italinë.
Esposito ishte pranë golit të dytë me një goditje me kokë, ndërsa Wolf ndërhyri rrezikshëm për t’i marrë topin. Në anën tjetër, Locatelli gaboi me një përfundim të dobët, ndërsa Sørloth dhe Thorstvedt kërcënuan në fillimin e pjesës së dytë për norvegjezët.
Presioni i Norvegjisë u shpërblye kur Antonio Nusa barazoi me një goditje të fuqishme në cepin e sipërm, me devijim te Politano. Donnarumma u detyrua të bënte një pritje të vështirë, ndërsa Esposito vazhdoi të rrezikonte në portën norvegjeze.
Në pjesën e dytë Norvegjia tregoi pse ishte ekipi më klinik i grupit, duke shënuar dy gola brenda një minute. Haaland realizoi me një vole të fuqishme pas krosimit të Oscar Bobb. Një gabim i Bastonit i dhuroi topin Morten Thorsbyt, i cili asistoi Haaland për golin e dytë personal.
Italia provoi me tentime të Politanos dhe Scamaccas, por pa sukses. Në sekondat e fundit, Jørgen Strand Larsen u shpëtoi mbulimit, hyri në zonë dhe shënoi me saktësi në këndin e largët.
Me këtë fitore, Norvegjia mbyll fazën kualifikuese me bilanc perfekt: të gjitha ndeshjet e fituara, 37 gola të shënuar dhe vetëm pesë të pësuar. Italia, ndërkohë, përgatitet për sfidën vendimtare në play-off. /A.Z/UBT News/
