Është shkarkuar kryeshefi i ndërmarrjes publike lokale “Trafiku Urban”, Lulzim Rexhepaj.
Rexhepaj i cili e kishte një kontratë me afat të pacaktuar, erdhi në krye të kësaj ndërmarrje që tri vite.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar vetë Rexhapaj.
“Po. Bordi i zgjedhur në mënyrë të paligjshme nga aksionarët e Komunës së Prishtinës e kanë shkarkuar Kryeshefin e Trafikut Urban të zgjedhur në mënyrë të ligjshme”, ka thënë shkurt ai.