Çështja për shkarkimin e presidentit Ilir Meta ka kaluar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, njoftoi gjykata.
Tashmë pritet të caktohet data se kur do të zhvillohet seanca e parë në këtë gjykatë, ku presidenti Meta do të përballet me akuzat për shkelje të rënda të Kushtetutës.
Më 9 qershor 2021 mazhoranca votoi pro shkarkimit të presidentit me 104 vota duke vendosur kështu një precedent në historinë e politikës shqiptare.
Socialistët e akuzojnë presidentin se favorizoi opozitën në zgjedhjet e 25 prillit, duke përdorur terma denigrues për mazhorancën qeverisëse, ndërsa u soll ‘si lider i partive opozitare’.