UBT News

Shkaku i tensioneve Rusi-Ukrainë, asistent trajneri i Dynamo Moskës largohet nga klubi

Asistent trajneri i klubit rus Dynamo Moska, Andriy Voronin e ka shkëputur kontratën e tij me klubin, dhe lajmin e ka konfirmuar vetë klubi rus.

Kjo gjë vjen si pasojë e situatës së tensionuar mes Ukrainës dhe Rusisë.

“Nuk e shoh të mundur në asnjë aspekt që të qëndrojë në një shtet ushtria e të cilit është duke shkatërruar qytetet tona dhe duke hapur zjarr ndaj civilëve”, tha Voronin.

Voronin nuk është trajneri i parë në Rusi që lë punën e tij si pasojë e tensioneve Ukrainë-Rusi, ku edhe trajneri i Lokomotiv Moskës Markus Gisdol ka dhënë dorëheqje për arsye të agresorit rus ndaj popullit ukrainas.

Exit mobile version