Komiteti Teknik i Gjyqtarëve (CTA) në Spanjë e ka dënuar Gil Manzanon dhe ai nuk do të marrë pjesë në javën e 29-të të ndeshjeve në La Liga. Kjo për shkak të gabimit që bëri në ndeshjen Valencia-Real Madrid, dy javë më parë.
Edhe pse Manzano kishte arritur ta menaxhonte mjaft mire ndeshjen, e cila në të njejtën kohë ishte e tensionuar, ai bëri një gabim në rastin e fundit të ndeshjes duke e përfunduar atë në momentin e gabuar.
Referi spanjoll mbylli ndeshjen në momentin kur ‘Los Blancos’ po finalizonin aksionin e tyre të fundit, nga i cili Bellingham në lëvizjen e fundit shënoi gol, vetëm pak çaste pasi gjyqtari i dha fund takimit.
Në fakt një gabim i tillë ishte parë edhe më herët në La Liga dhe kështu u prit që Manzano të dënohej. Bëhet fjalë për gjyqtarin Ortiz Arias, i cili kishte bërë gabimin e njëjtë vitin e kaluar në ndeshjen Valladolid-Sevilla, kur lojtari i Sevillës bëri një goditje nga jashtë zonës e cila përfundoi në rrjet, por nuk u pranua.
Në atë rast, goli nuk u dha për shkak se gjyqtari i kishte rënë bilbilit para se topi të kalonte vijën e portës. Gjyqtari nga Madridi nuk kishte ndarë drejtësinë për tri javë për shkak të dënimit të tij. Tani mbetet të shihet se sa kohë do të jetë jashtë fushave Gil Manzano, pasi gabimi i tij ishte i njëjti./UBTNews/