Siç konfirmohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Newcastle United ka arritur marrëveshje të plotë për të nënshkruar me Sandro Tonalin nga skuadra e Milanit.
Newcastle do të paguajë 70 milionë euro, të përfshira këtu edhe bonuset për ta kompletuar marrëveshjen siç dëshironte Milani.
Milani gjithashtu ka përfshirë edhe opsionin prej 10% fitim të shumës që Newcastle do ta arkëtonte në të ardhmen nga shitja e Tonalit.
Tonali ka arritur akord personal me Newcastle për një kontratë deri në qershor të vitit 2029. Paga e lojtarit është shtatë milionë euro plus dy milionë euro të tjera neto në vit.
Me transferimin e tij te Newcastle, Tonali bëhet shitja rekord në histori për një lojtar italian, shitja e pestë më e madhe në historinë e Serie A dhe shitja rekorde e Milanit – më shumë se Kaka.