Një nga 500 kopjet e para të shtypura në 1997, të “Harry Potter and the Philosopher’s Stone”, është shitur në qytetin britanik të Pageton, Devon, në një ankand.
Shtëpia e ankandeve e përshkroi atë si “një shembull të shkëlqyer të një kopjeje jashtëzakonisht të rrallë të botimit të parë”.
Për rreth 1 mijë euro u shit një kopje tjetër e romanit, por më e dëmtuar.
Vetëm një numër i vogël i kopjeve të Harry Potter, në fillim u shtypën sepse nuk dihej nëse libri do të fitonte popullaritet.
Pastaj, pasuan një seri prej gjashtë vazhdimesh tjera dhe adaptime filmike, dhe Harry Potter është sot një nga librat më të njohur në botë.
Edicioni i parë i “Harry Potter and the Philosopher’s Stone” vitin e kaluar u shit për afro 54 mijë euro dhe një kopje e ruajtur plotësisht arriti në 82 mijë euro në mars të vitit 2022.