UBT News

Shitet një Yamaha XT500 e vitit 1986, me zero kilometra

Yamaha XT500 e vitit 1986 nuk është thjesht një motoçikletë klasike është ikonë e vërtetë e motoçiklizmit aventuresk.

E pajisur me një motor me katër kohë dhe një cilindër 499 cc, XT500 ofron 27 kuaj fuqi në 5,900 rpm.

Ka transmision me pesë marshe, arrin shpejtësi maksimale prej 132 km/orë, dhe peshon vetëm 155 kilogramë.

Motoçikleta është me ftohje ajri dhe frena tambure, tipike për epokën e saj.

Ky model u prodhua në Japoni në vitin 1986 dhe u dërgua në sallonin prestigjioz Leuridan Motos et Cycles në Paris.

Ajo që e bën këtë ekzemplar unik është fakti se nuk është shpaketuar e as drejtuar ndonjëherë.  Në dokumentet franceze, motoçikleta rezulton e regjistruar në vitin 1988 — me kilometrazh zero.

Pas gati katër dekadash ruajtjeje perfekte, kjo Yamaha XT500 do të dalë në ankand nga RM Sotheby’s më 18 tetor, në Mynih.

Vlerësimet tregojnë se çmimi mund të arrijë deri 25,000 euro, një shumë që dëshmon vlerën historike dhe koleksionuese të këtij modeli.

E prodhuar për aventura, por e mbetur e paprekur, Yamaha është sot më shumë se mjet, është copë historie që s’ka njohur kurrë asfaltin. /A.Z/UBT News/

 

Exit mobile version