Një vajzë e vogël që u bë senzacion në internet me një fotografi të saj, tani po e shet fotografinë origjinale për mijëra dollarë në ankand.
Chloe Clem, tani 10-vjeçare, u bë hit në internet në vitin 2013, në moshën 2-vjeçare, kur e ëma e saj e filmoi atë teksa jepte një reagim për udhëtimin surprizë në Disneyland. Fytyra e saj tregonte se ajo nuk pati interesim për këtë udhëtim.
Reagimi i vogëlushes u bë viral në internet, ku videoja e saj u shikua mbi 20 milionë herë në YouTube.
Në shumë raste artisti mund të ruajë të drejtat autoriale të veprës së tyre, ndonëse lejohen shitjet e kopjeve të saj, por blerësi zotëron “origjinalin” e tij./UBTNews