UBT News

Shiten mbi 7 milionë euro byzylykët e mbretëreshës së fundit të Francës

Një palë byzylykë diamanti që i përkisnin Marie Antoinette u shitën për 7.46 milionë franga zvicerane (7.2 milionë euro) në ankand, përcjell UBT News.

Byzylykët ishin ndër bizhuteritë e rralla nga gruaja e mbretit të fundit të Francës, Louis XVI.

Ata u shitën për shumë më tepër sesa vlerësimi paraprak prej 2 milionë euro. Megjithatë blerësi nuk u identifikua.

Me 112 diamante, secila prej tyre peshon 97 gram dhe përfshin argjend dhe ar.

Pas vdekjes së Marie Antoinette më 1793, byzylykët që ishin porositur rreth 17 vjet më parë u kaluan nga vajza e saj Marie-Therese dhe u mbajtën brenda prejardhjes mbretërore për më shumë se 200 vjet./UBTNews/

Exit mobile version