UBT News

Shira masivë në Londër, përmbyten spitalet!

Shirat e rrëmbyer në Londër kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në shtëpi, rrugë e spitale. Shumë nga rrugët e kryeqytetit u mbyllën për shkak të përmbytjeve.

Zyrtarët në Londër u kërkuan pacientëve të mos shkonin në dy spitale të kryeqytetit. Një situatë e tillë nuk është parë prej dekadash në Londër.

Situata në rrugë ishte katastrofike. Makina të bllokuara, trotuare të përmbytura, njerëz të frikësuar. Çiklist Eddie Elliott, tha nuk kishte parë kurrë një situatë të tillë në Londër.

“Unë jam lindur dhe rritur në Londër, por nuk kam parë kurrë një situatë të tillë”.

Një situatë katastrofike ndodhi në Evropë disa ditë më parë, ku shtetet më të prekura nga përmbytjet ishin Gjermania dhe Belgjika. Shirat masivë shkaktuar përmbytje të mëdha, ku si pasojë humbën jetën qindra njerëz./L.F-dritare.net

Exit mobile version