Melania Trump, lakohet për elegancën dhe pamjen e saj dhe për ta arritur këtë ajo ndjek një regjim të rreptë ushqimor dhe të kujdesit personal, duke u përqendruar te produktet organike dhe natyrore.
Sipas një burimi të afërt, Melania i kushton vëmendje çdo detaji të dietës së saj. Ajo e nis ditën me smoothie të shëndetshëm që përfshin spinaq, karrota, boronica, lëng molle dhe kos pa yndyrë. Përveç kësaj, konsumon shtatë copa frutash të freskëta çdo ditë, duke preferuar mollët dhe pjeshkët. Një nga ushqimet e saj të preferuara është parmixhani i pulës, një pjatë që ajo e shijon shpesh.
Melania mban të njëjtin regjim të rreptë gjatë udhëtimeve ndërkombëtare. Një detaj interesant është se shmang sushin, nuk e konsumon atë. Përkushtimi ndaj një stili të shëndetshëm u reflektua edhe në promovimin e kopshtarisë organike në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë një ngjarjeje në vitin 2017, ajo ftoi fëmijët në kopsht dhe theksoi rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm:
“Unë jam një besimtare e madhe e ushqimit të shëndetshëm, sepse ai reflekton në mendjen dhe trupin tuaj. Ju inkurajoj të hani shumë perime dhe fruta që të rriteni të shëndetshëm dhe të kujdeseni për veten.”
Përtej dietës, rutina e bukurisë së Trump është po aq e përpiktë. Në pronat në Florida, veçanërisht në Mar-a-Lago, ajo shihet duke vizituar spa për trajtime të kujdesit të lëkurës dhe flokëve. Kjo përkushtim ndaj vetes ka bërë të ruajë një pamje të freskët dhe të shkëlqyeshme.
Me këtë qasje të integruar ndaj ushqimit, mirëqenies dhe bukurisë, Melania Trump mbetet një shembull i stilit të shëndetshëm të jetës dhe përkushtimit ndaj kujdesit personal. /UBT News/