UBT News

Shevchenko zbulon detaje se çfarë bënë ai dhe Inzaghi para finales së Ligës së Kampionëve kundër Juventusit

Ish sulmuesi i Milanit Andriy Shevchenko ka zbuluar atë që ai e mendoi para se të merrte në përgjegjësi ekzekutimin e penalltisë vendimtare në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2003 dhe atë që Pippo Inzaghi bëri në mëngjes para asaj ndeshje.

Ish sulmuesi i cili tani është trajner i ekipit kombëtar të Ukrainës foli për “Corriere della Sera Magazine” në lidhje me karrierën e tij të bujshme.

Shevchenko fitoi dy Liga të Kampionëve me Milanin, e para në vitin 2003, kur “Rossonerët” mundën Juventusin me penallti dhe ‘Sheva’ shënoi penalltinë vendimtare.

“Unë gjithmonë kam pasur dyshime, por kurrë nuk kam pasur frikë. Kam menduar për gjithçka kur do të gjuaja penalltinë. Fëmijëria ime në Çernobil, miqtë e mi që vdiqën dhe për gjithçka tjetër.”

“Unë i thashë vetes: “Mos ndrysho mendje pasi të kesh vendosur drejtimin e goditjes së penalltisë.”

“Mbaj mend që vendosa gjuhën mbi buzë dhe kuptova që goja ime ishte tharë plotësisht. Vështrova arbitrin sepse zhurma e tifozëve mbulonte gjithçka tjetër dhe unë nuk e kisha dëgjuar fishkëllimen e tij. Ai më bëri me kokë dhe unë u nisa.”

“Kur topi ishte në gjysmë të rrugës, pashë Buffonin duke shkuar në drejtim të kundërt. E kuptova para gjithkujt tjetër që ishte gol, ai imazh do të mbetet përgjithmonë.në mendjen time ”, tha ukrainasi.

Ish sulmuesi ishte partner i Filippo Inzaghit në sulm në atë skuadër legjendare të Milanit.

“Pippo është i fiksuar pas futbollit. Në mëngjes para finales, u zgjova dhe shikova jashtë dhomës sime.”

“Ne po qëndronim në një hotel afër një fushe golfi. Kam vërejtur një person që ishte duke vrapuar i vetëm, duke bërë disa lëvizje dhe duke shikuar përreth për të parë nëse një gjyqtar i padukshëm kishte ndalur lojën për pozitë jashtë loje. Ai shënoi një gol imagjinar dhe ai person ishte Pippo”, tha Shevchenko.

Sidoqoftë, Shevchenko nuk ka vetëm kujtime të mira nga finalet e Ligës së Kampionëve pasi zbuloi se kishte përjetuar makthe për tre muaj pas humbjes së vitit 2005 kundër Liverpoolit.

Exit mobile version