UBT News

Shevchenko emërohet këshilltar i Zelensky-t

Andriy Shevchenko konsiderohet futbollisti më i mirë ukrainas i të gjitha kohërave dhe së fundmi ka drejtuar Genoan në Itali.

Por, nga tani e tutje, ish-sulmuesi i Milanit do të jetë këshilltar politik i presidentit të Ukrainës Volodimir Zelensky.

Shevchenko është një nga futbollistët më të famshëm në historinë e Ukrainës. Ai dikur luajti për klubet më të mira evropiane si AC Milan dhe Chelsea. Futbollisti u bë disa herë golashënuesi më i mirë në kampionatin italian, fitoi Champions League dhe Superkupën e Evropës.

Shevchenko gjithashtu fitoi Topin e Artë në vitin 2004 dhe u votua si sulmuesi më i mirë i UEFA-s në vitin 2006.

Exit mobile version