Në shënim të Ditës Botërore të Inovacionit dhe Kreativitetit, dje u mbajt një ngjarje e organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ku u mblodhën përfaqësues institucionalë, partnerë dhe akterë të rëndësishëm të fushës së inovacionit dhe zhvillimit.
Në këtë aktivitet morën pjesë Kryeministri Albin Kurti, Ministrja e Kulturës Saranda Bogujevci, si dhe Ministrja e Ndërmarrësisë Mimoza Kusari-Lila, së bashku me përfaqësues të tjerë institucionalë dhe partnerë relevantë. Gjatë diskutimeve u theksua nevoja për forcimin e një ekosistemi funksional që mbështet transformimin e ideve në iniciativa konkrete, përmes politikave mbështetëse, financimit të inovacionit, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe lidhjes së ngushtë ndërmjet sektorit publik dhe privat.
Ky angazhim synon të fuqizojë kreativitetin dhe inovacionin si motor të zhvillimit ekonomik, duke krijuar mundësi të reja për të rinjtë, bizneset dhe sektorët kreativë në Kosovë.
