UBT News

Shenja që ju tregojnë se jeni me njeriun e duhur

1- 

Arrini të lexoni mendimet e njëri-tjetrit vetëm duke u parë në sy dhe heshtja përfundon me buzëqeshje…

 2-

Ju as që e mbani mend se si ka qënë jeta juaj pa të…madje as doni ta mendoni diçka të tillë.

3-

Ai/Ajo e di ekzaktësisht se çfarë duhet të bëjë për t’ju qetësuar kur jeni shumë të nervozuar, për t’ju lehtësuar stresin apo për t’ju ngritur humorin.

4-

Ai/Ajo ju ndryshon çdo ditë që kalon dhe kuptoni që jeni njeri më i mirë.

5-

Ai/Ajo di se si duhet të sillet në krevat…madje as përpiqet të bëjë gjërat që ti nuk i dëshiron.

6-

Edhe pas disa vitesh bashkë, ju ende keni një kimi të mrekullueshme.

7-

Ju ndiheni plotësisht komod/e në praninë e tij/saj.

8-

Pasi keni kaluar disa ditë bashkë, të dy flisni me një milje në minutë për të mësuar çdo gjë që keni humbur kur nuk keni qenë pranë njëri-tjetrit.

9-

Ndjeni se e njihni njëri-tjetrin prej një jete.

10-

Ju nuk pajtoheni në disa gjëra, por ama jeni gjithmonë të një mendimi për çështje të rëndësishme.

11-

Keni një lidhje të tillë që njerëzit rreth jush nuk e kuptojnë dot.

12-

Familjet e njëri-tjetrit i ndjeni si familjet tuaja.

13-

Nuk e ndjeni nevojën të kërkoni më shumë, sepse jeni në paqe dhe të qetë me atë që keni.

14-

Ju lëndoheni kur lëndohet edhe tjetri, ju qeshni kur qesh edhe tjetri.

15-

Partneri/ja është pjesë e çdo historie që ju tregoni.

16-

Mendoni se gjërat më të çuditshme që secili prej jush bën janë të adhurueshme, dhe për këtë ndjeheni të dy njësoj.

17-

Ju mbështesni ëndrrat e njëri-tjetrit, edhe nëse nuk i kuptoni tërësisht ato.

18-

Ndjeheni të mbrojtur dhe të sigurtë në lidhjen tuaj.

19-

Për herë të parë në jetën tuaj, kuptoni se shtëpia nuk është një vend, por një person.

20-

Në disa mënyra, ju jeni bërë si njëri-tjetri.

21-

Jeni vetja me të mirat dhe këqijat tuaja, dhe e dashuroni njëri-tjetrin për të dyja këto.

22-

Thjesht e ndjeni që ai/ajo është bërë për ju!

Burimi: PopSugar

Exit mobile version