Shëndeti i Papa Françeskut po përmirësohet pasi u dërgua në spital me probleme të frymëmarrjes, ka konfirmuar Vatikani.
Ai u shtrua të mërkurën në spitalin Gemelli, për siç u tha fillimisht një kontroll të planifikuar.
Në një deklaratë të enjten, zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni tha se trajtimi për 86-vjeçarin po vazhdonte.
“Papa Françesku pushoi mirë gjatë natës”, tha ai.
“Pas mëngjesit, ai lexoi disa gazeta dhe rifilloi punën”.
Bruni nuk tha se kur Papa mund të largohet nga spitali Gemelli i Romës. Vatikani tha të mërkurën se ai pritej të kalonte “disa ditë” atje.
Stafi i tij më i afërt, përfshirë sigurimi, e kaloi natën me të, tha një burim për BBC.
Kjo është periudha më e ngarkuar e vitit për Papa Françeskun, me shumë ngjarje dhe shërbime të planifikuara përpara fundjavës së Pashkëve.
Agjencia italiane e lajmeve Ansa raportoi se infermierët ishin optimistë se ai do të dilte nga spitali në kohë për të Dielën e Palmës./UBTNews/