UBT News

Shëndet i mirë nga xhenxhefili

Xhenxhefili pluhur përdoret gjerësisht në mjekësinë popullore të shumë vendeve të ndryshme të botës. Sipas informacioneve, xhenxhefili është i dobishëm për shëndetin e zemrës, tretjen, infeksionet bakteriale e të tjerë.

Përdorimet E Xhenxhefilit Pluhur Në Shtëpi
Çaj Xhenxhefili

Çaj i xhenxhefilit është i dobishëm për shëndetin e sistemit tretës. Merrni gjysëm luge çaji me xhenxhefil pluhur dhe treteni në një filxhan me ujë të nxehtë. Pijeni çdo ditë në mëngjes.

Masazh Me Xhenxhefil
Çajin me xhenxhefil pluhur mund ta përdorni edhe në kompresa ose për masazh të muskujve, kyçeve apo stomakut. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të zbutur dhimbjet.

Xhenxhefil Me Mjaltë
Përzieni dy lugë gjelle me xhenxhefil pluhur në një filxhan çaji me mjaltë dhe mbajeni në frigorifer. Kjo përzierje rekomandohet ta konsumoni jo vetëm në çaj, sa herë që të jeni sëmurë por edhe për t’u dhënë shije gatimeve tuaja.

Shurup Me Xhenxhefil
Shurupi I xhenxhefilit përgatitet shumë lehtë. Ziejeni 4 lugë çaji xhenxhefil pluhur në dy gota ujë dhe më pas në këtë lëng shtoni tetë lugë çaji me mjaltë. Pasi përbërësit të jenë tretur me njëri-tjetrin, shurupin hidheni në një kavanoz të sterilizuar dhe ruajeni në frigorifer për një muaj. Nga ky shurup të rriturit mund të konsumojnë nga një lugë gjelle për pesë herë në ditë ose sipas nevojës kur të jeni me grip apo ftohje.

Tonik Xhenxhefili
Në një tenxhere zieni tre gota me ujë me 25o gramë xhenxhefil pluhur. Pasi të ketë marrë valë, lëreni lëngun të ftohet për 30-45 minuta. Pasi të jetë ftohur, kullojeni lëngun dhe shtoni 200 gramë mjaltë. Shtoni lëngun e një gjysmë limoni dhe mbylleni kapakun e kavanozit. Më pas këtë tonik mund ta përzieni me ujë mineral ose të gazuar dhe akull dhe ta konsumoni rregullisht.

Vaj Xhenxhefili
Xhenxhefilin pluhur mund ta përzieni me vaj bajamesh ose vaj ulliri deri sa të bëhet si pastë, më pas mund ta përdorni në lëkurë ku keni infeksione ose djegie.

Xhenxhefil Për Ngrohjen E Organizmit
Xhenxhefili ju vjen në ndihmë për ngrohjen e stomakut, organizmit dhe mbi të gjitha për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Zieni një copë xhenxhefili 2-3 cm në një gotë ujë, shtoni një majë luge me kripë, lëreni të ftohet për 10 minuta dhe lëngu i ngrohjes së trupit është gati.

Pijeni sa herë t’ju nevojitet.
Lëng I Ftohtë Xhenxhefili

Në një gotë me ujë të ftohtë shtoni një lugë çaji me lëng limoni, një majë luge me kripë dhe një copë të vogël xhenxhefil të qëruar. Këtë pije mund ta konsumoni për të marrë energji dhe freski./AgroWeb

Exit mobile version