UBT News

Shelley Duvall i rikthehet aktrimit pas 20 vjetësh

Aktorja amerikane, Shelley Duvall po rikthehet në skenë, 20 vjet pas rolit të saj të fundit në film.

Duvall, 73-vjeçare, do të shfaqet në filmin e ardhshëm të zhanrit horror, “The Forest Hills”, i cili rrëfen ngjarjen e Ricos, rol ky që luhet nga Chiko Mendez, i cili shkon në një udhëtim të errët në Catskills.

Duvall u bë e famshme me rolin e saj në filmin e Stanley Kubrick, “The Shining”, film ky i vitit 1980.

Ajo u shfaq për herë të fundit në filmin e vitit 2002, “Manna From Heaven” dhe më pas njoftoi se do të tërhiqej nga Hollywoodi./UBTNews/

Exit mobile version