UBT News

Shefi i policisë: Talibanët ekzekutuan rreth 900 persona në gjashtë javë

Talibanët ekzekutuan rreth 900 persona në gjashtë javë në vetëm një krahinë, pasi luftëtarët e tyre mposhtën trupat qeveritare, tha shefi i policisë lokale Tadin Khan.

Oficerët e policisë, udhëheqësit e fiseve, aktivistët civilë, madje edhe një komedian popullor u sulmuan, dhe disa prej tyre u morën nga shtëpitë e tyre dhe u vranë në provincën jugore të Kandahar, raporton “Daily Mail”.

Militantët islamikë kanë pushtuar pjesën më të madhe të krahinës dhe kanë rrethuar Kandaharin ndërsa përpiqen të rimarrin kontrollin e vendit që kishin dikur, në një kohë kur trupat amerikane po tërhiqen nga Afganistani.

Shumë u vranë në qytetin Spin Boldak, në kufi me Pakistanin, tha Khan për median afgane “Tolo”.

“Njerëzit kanë vuajtur shumë. Brutaliteti i parë në Boldak nuk mund të harrohet,” tha ai.

Mes të vrarëve ishte komediani Nazar Mohamed, i cili shërbeu në policinë afgane – ai u godit me thikë, dhe pas kësaj fotot e trupit të tij u postuan në internet.

Daily Mail shton se objektivat e tjerë ishin ushtarë afganë – disa prej atyre që iu dorëzuan talebanëve u premtuan se do të lejoheshin të ktheheshin në shtëpi.

Talibanët mohuan se kishte ekzekutime.

Exit mobile version