Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se i takon Ukrainës të vendosë se cilat kushte janë të pranueshme për negociatat me Rusinë për t’i dhënë fund luftës.
“I takon Ukrainës të vendosë se cilat kushte janë të pranueshme. Na takon ne t’i mbështesim ata”, tha Stoltenberg gjatë një konference për shtyp me anëtarët e qeverisë holandeze në Hagë.
“Ne nuk duhet të bëjmë gabim duke nënvlerësuar Rusinë… Ata ende kontrollojnë pjesë të mëdha të Ukrainës… Ajo që duhet të bëjmë është të forcojmë dorën e Ukrainës”, shtoi Stoltenberg./UBTNews/