Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken njoftoi të dielën se Shtetet e Bashkuara do të japin 100 milionë dollarë të tjera (ose 93.5 milionë euro) ndihmë për Turqinë pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë dy javë më parë.
Njoftimi i paketës së ndihmës vjen pasi përpjekjet e shpëtimit në rajonet e prekura kanë përfunduar në pothuajse të gjitha provincat, përveç dy prej tyre, Hatay dhe Kahramanmaras – epiqendra e tërmetit.
Tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore më 6 shkurt, la të vdekur mbi 46 mijë njerëz./UBTNews/