Në ditën e katërt të Lojrave Olimpike “Paris 2024”, ekipi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dalë kryesues në renditjen e medaljeve me një performancë të shkëlqyer. Delegacioni amerikan ka arritur të fitojë një total prej 20 medaljesh, duke përfshirë tre medalje të arta, tetë të argjendta dhe 9 të bronzta.
Ekipi amerikan, i cili është gjithashtu më i madhi sipas numrit të anëtarëve të delegacionit, ka dominuar në disiplina të ndryshme sportive duke shënuar sukses në nivele të larta konkurrence. Kjo përformancë i vendos Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vendin e parë në renditjen e medaljeve të fituara në këtë fazë të Lojrave Olimpike.
Në vendin e dytë renditen vendasit, me 16 medalje në total, duke përfshirë 5 ari, 8 argjendi dhe 3 bronzi. Ekipi i Japonisë, në vendin e tretë, ka arritur të fitojë më shumë medalje të arta në krahasim me vendet e tjera, me një total prej 6 medaljesh të arta, dy të argjendta dhe katër të bronzta.
Kjo klasifikim shënon një fillim të mbresëlënë për ekipin amerikan në këtë edicion të Lojërave Olimpike, duke thelluar rivalitetin sportiv dhe mburrjen për arritjet e tyre në skenën ndërkombëtare të sportit./UBTNews/