Shtetet e Bashkuara mundën 1-0 Meksikën në kohë shtesë dhe fituan të dielën për herë të shtatë titullin “Concacaf – Gold Cup”.
Mbrojtësi Miles Robinson realizoi në minutën e 118-të në ndeshjen që u luajt në Las Vegas. Për futbollistin e Atlanta United ky ishte gol i tretë me përfaqësuesen.
Turneu Concacaf organizohet çdo dy vite prej vitit 1991 mes vendeve të Amerikës së Veriut, Amerikës Qendrore, Karaibeve dhe disa vendeve të ftuara enkas si për shembull Katari – që është në Lindjen e Mesme.
Më parë vende të ftuara kanë qenë edhe Brazili, Peruja, Koreja e Jugut apo Trinidad Tabago.
Meksika është përfaqësuesja që e ka fituar më shpesh (11 herë), ndërsa SHBA-të janë të dytët (7), më tej vinë Kosta Rika (3), Kanadaja (2).