UBT News

SHBA: Merck kërkon miratimin për përdorim urgjent të pilulës kundër COVID-19

 Kompania farmaceutike amerikane “Merck” ka aplikuar në Administratën Federale të Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së (FDA) për miratimin e përdorimit urgjent të ilaçit që ka zhvilluar kundër COVID-19.

Merck dhe kompania partnere e saj, “Ridgeback Biotherapeutics”, kanë kërkuar leje për përdorimin e pilulës që ata kanë zhvilluar me mbështetjen e qeverisë, veçanërisht te pacientët e rritur me COVID-19, të cilët janë në rrezik të shtrimit në spital dhe për të vdekur.

Zyrtarët e kompanisë njoftuan më 1 tetor se pilula eksperimentale kishte përgjysmuar rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjen te peresonat e sapoinfektuar me virusin.

Në deklaratën e bërë nga kompania thuhet se Molnupiravir, që pritet të jetë pilula e parë e provuar për të kuruar COVID-19, nëse miratohet, mund të jetë një hap i rëndësishëm në luftën kundër pandemisë./

Exit mobile version