Kina urdhëroi të mërkurën pezullimin e gjashtë fluturimeve të tjera SHBA-Kinë në javët e ardhshme pas një rritjeje të pasagjerëve që rezultuan pozitivë për COVID-19, duke cuar në 70 anulime të mandatuara këtë vit.
Administrata Biden kritikoi vendimin e Kinës për të anuluar një numër fluturimesh nga Shtetet e Bashkuara në Kinë për shkak të pasagjerëve që më vonë rezultuan pozitivë për COVID-19 dhe paralajmëroi se mund të ndërmarrë veprime si përgjigje.
“Veprimet e Kinës nuk janë në përputhje me detyrimet e saj sipas Marrëveshjes së Transportit Ajror SHBA-Kinë. Ne po angazhohemi me (qeverinë kineze) për këtë dhe ruajmë të drejtën për të marrë masa rregullatore sipas nevojës”, tha një zëdhënës i Departamentit të Transportit të SHBA (USDOT).
Kina ka pezulluar fluturimet edhe me vende të tjera, duke përfshirë të mërkurën gjashtë fluturime nga Franca dhe Kanadaja./UBTNews/