UBT News

SHBA: Koreja e Veriut po teston raketa të reja balistike

Administrata Biden thotë se dy lëshimet e raketave të Koresë së Veriut në javët e fundit ishin testime të një rakete të re të fuqishme balistike ndërkontinentale me rreze të gjatë (ICBM) dhe paralajmëroi të enjten se një provë me rreze të plotë mund të pasonte së shpejti, përcjell UBT News.

Testet ishin të një rakete që thuhet se është më e madhe se një ICBM e Koresë së Veriut e lëshuar në vitin 2017, e cila u vlerësua se ishte e aftë të arrinte në Shtetet e Bashkuara.

Forcat amerikane të mbrojtjes raketore dhe zbulimit në Paqësor janë vendosur në një gjendje “gatishmërie të shtuar” në përgatitje për një test me rreze të plotë, tha të enjten një zyrtar i lartë i administratës.

Zyrtari përshkroi vlerësimin e inteligjencës amerikane për lëshimet e fundit në kushte anonimiteti.

Koreja e Veriut ka pretenduar se lëshimet e 4 marsit dhe 26 shkurtit ishin thjesht për të testuar kamerat që do të instaloheshin në një satelit të ardhshëm.

Rezolutat e shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të gjuajë ICBM dhe SHBA do të shpallë një raund të ri sanksionesh të premten që synon ta bëjë më të vështirë për vendin qasjen në teknologjinë e nevojshme për programet e tij të armëve, tha zyrtari.

Nisja e vitit 2017 ishte pjesë e një serie testesh që nxitën presidentin e atëhershëm Donald Trump të kërcënonte liderët e Koresë së Veriut i solli të dy vendet në prag të një konflikti më serioz./UBTNews/

Exit mobile version