UBT News

SHBA-ja regjistron 902 639 vdekje nga virusi

 Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 902 639, prej të cilëve 373 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 76,40 milionë, me 48 354 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri nga pandemia në SHBA, me mbi 8,62 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 81 mijë të vdekur.

Në SHBA deri më tani më shumë se 251 milionë persona kanë kryer dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 213 milionë persona kanë kryer dozën e dytë dhe mbi 89,8 milionë të tjerë i kanë kryer të tri dozat e vaksinës. 

Exit mobile version