Folarin Balogun realizoi një gol, por u përjashtua me karton të kuq në minutën e 64-t, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës mposhtën Bosnjë-Hercegovinën me rezultat 2:0, duke siguruar kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës.
Ndeshja e fazës së 1/16 së finales u zhvillua të enjten në Kaliforni, ndërsa në Kosovë u ndoq në orët e para të mëngjesit. Balogun realizoi golin e tij të tretë në këtë Botëror pak para përfundimit të pjesës së parë. Megjithatë, ai u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 64-t, pasi gjyqtari rishikoi incidentin përmes sistemit VAR.
Edhe pse mbetën me një lojtar më pak në fushë, amerikanët arritën të vulosin fitoren. Malik Tillman realizoi golin e dytë në minutën e 82-të, duke shënuar nga një goditje dënimi.
Kjo është fitorja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës që nga viti 2002.
Në 1/8 e finales, skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino do të përballet me Belgjikën të hënën në Seattle.
D.L
