Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndajnë 60 milionë doza të vaksinës AstraZeneca për shtetet që kanë nevojë. Dozat e vaksinave antiCOVID do të ndahen gjatë muajve në vijim.
ShBA ka një rezervë të vaksinës edhe pse rregullatorët e saj nuk e kanë autorizuar ende atë për përdorim publik.
Kritikët kanë akuzuar qeverinë për grumbullim të vaksinave, ndërsa vendet e tjera kanë nevojë të madhe për vaksina.
Muajin e kaluar, presidenti Joe Biden u zotua se do t’i ndajë katër milionë doza të vaksinës AstraZeneca me Meksikën dhe Kanadanë – dy vende të cilat aprovuan këtë vaksinë.
Kriza në Indi po ashtu ka shtuar presionin në administratën e Bidenit për të ndarë burimet shëndetësore të ShBA-së.
Të hënën, Shtëpia e Bardhë tha se pritet që 10 milionë doza të vaksinës AstraZeneca do të shpërndahen menjëherë, kurse 50 milionë doza të tjera të vaksinës do të ndahen në fazat e tjera të prodhimit.
Sipas të dhënave të fundit, më shumë se 53% e të rriturve kanë marrë së paku një dozë të vaksinës./UBTNews