Qeveria amerikane do të shpenzojë 470 milionë dollarë për të mësuar më shumë rreth COVID-19 të gjatë, shkaqet dhe trajtimin potencial.
Instituti Kombëtar i Shëndetit njoftoi për planet dhe për grantin dhënë Universitetit të New Yorkut, me qëllimin për të regjistruar 40,000 të rritur dhe fëmijë në të gjithë vendin. Përpjekja e quajtur “RECOVER”, do të përfshijë studiues në më shumë se 30 institucione amerikane.
Drejtori i Institutit, Francis Collins, tha se 10 deri në 30 për qind e personave të prekur me COVID-19 mund të zhvillojnë simptoma të vazhdueshme, të reja ose të kohë pas kohshme.
COVID-19 i gjatë, apo post-COVID është një term për simptomat që zgjasin, përsëriten dhe shfaqen për herë të parë katër javë ose më shumë pas infeksionit. Përfshin gjithashtu inflamacionin e zemrës dhe sëmundje të tjera, një gjendje e rrallë serioze që mund të ndodhë te fëmijët pas infektimit me koronavirus, raporton AP.
Dhimbje, dhimbje të kokën, plogështi, shkurtim të frymëmarrjes, ankth, depresion, kollitje dhe probleme me gjumë, janë ndër simptomat e raportuara për post-COVID-in.