UBT News

ShBA-ja do të investojë afro 3 miliardë dollarë në vaksina

Shtetet e Bashkuara do të investojnë afro 3 miliardë dollarë në zinxhirin e vaksinave kundër koronavirusit.

Paratë shtesë, të cilat do të shpërndahen në javët e ardhshme, do të fokusohen në kompanitë që japin kontribute për prodhimin e vaksinave, si dhe në firmat që mbushin dhe paketojnë vaksinat, tha këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për koronavirus, Jeffrey Zients.

“Ky investim i ri do të zgjerojë më tej kapacitetin prodhues të vaksinave vendase, duke i ndihmuar Shtetet e Bashkuara të përmbushin zotimin e tyre, për të qenë arsenal i vaksinave për botën”, tha Zients.

Shtetet e Bashkuara kanë doza të mjaftueshme vaksinash për popullatën e tyre dhe po bëjnë përpjekje të mëdha që të pavaksinuarit të vaksinohen, pasi varianti Delta i koronavirusit është duke shkaktuar rritje të numrit të rasteve.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu planifikojnë të japin qindra miliona doza në vendet e tjera këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi. Mbi 39 milionë janë infektuar dhe mbi 643,000 kanë humbur jetën./REL

Exit mobile version