UBT News

SHBA-ja do investojë në disa projekte madhore në Kosovë, përfshirë edhe Brezovicën

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti me bashkëpunëtor takoi Kryeshefin e Korporatës Amerikane për Financim Zhvillimor, Adam Boehler.

Kryeministri Hoti, prezantoi projektet e miratuara në marrëveshjen me Presidentin Trump, por gjithashtu edhe projekte tjera zhvillimore.

Projektet e miratuara të cilat do të përkrahen nga Korporata, janë autostrada dhe hekurudha nga Prishtina deri në Merdare, si dhe fillimi i fizibilitetit të linjës hekurudhore deri në detin Adriatik në Shqipëri.

Përpos projekteve të miratuara në marrëveshje, u diskutuan edhe projekte tjera zhvillimore, si Brezovica dhe Stacioni Multimodal.“Kryeshefi Boehler dhe Kryeministri Hoti, u dakorduan që projektet e miratuara dhe projektet tjera potenciale, të fillojnë së realizuari në kohë rekorde”, thuhet në komunikatë.Projektet e miratuara në kuadër të marrëveshjes, si dhe investimet e Korporatës MCC, në linjën e gazsjellësit dhe rrjetit të gazsjellësit në Kosovë, paraqesin projekte që do të ndryshojnë mënyrën e të bërit biznes dhe do të hapin mundësi tjera zhvillimore për vendin./eo/

Exit mobile version