UBT News

ShBA-Izrael: Irani nuk duhet të ndërtojë armë bërthamore

Presidenti amerikan, Joe Biden rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të SHBA-së për sigurinë e Izraelit pas bisedimeve me kryeministrin, Yair Lapid sot në Jerusalem, mes kërcënimit të mundshëm bërthamor të paraqitur nga Irani.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës theksojnë se një pjesë integrale e këtij zotimi është angazhimi për të mos lejuar kurrë Iranin të ndërtonte një armë bërthamore”, thuhet në një deklaratë të përbashkët për shtyp të Biden dhe Lapid.

ShBA-ja është e gatshme të përdorë të gjithë elementët e fuqisë së saj kombëtare për këtë qëllim”, tha Biden.

Ndërsa Lapid tha pas bisedimeve me Biden se vetëm një kërcënim i besueshëm ushtarak do ta ndalonte Iranin të ndërtonte një armë bërthamore.

Diplomacia nuk mund t’i ndalojë ata. E vetmja gjë që mund të ndalë Iranin është vënia në dijeni se nëse ata vazhdojnë të zhvillojnë programin e tyre bërthamor, bota e lirë do të përdorte forcën”, tha Lapid.

Të dy udhëheqësit rikonfirmuan lidhjet e pathyeshme mes dy vendeve.

ShBA-ja është e përkushtuar për të forcuar aftësinë e Izraelit për t’u mbrojtur kundër çdo kërcënimi dhe do të punojnë me partnerë të tjerë për të përballuar agresionin dhe aktivitetet destabilizuese të Iranit”, thuhet në deklaratë.

Exit mobile version