Shtetet e Bashkuara të Amerikës, India, Australia dhe Japonia u pajtuan që “përdorimi ose kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore është i papranueshëm” gjatë luftës së Rusisë ndaj Ukrainës.
Ministrat e jashtëm të katër vendeve ranë dakord për deklaratën e përbashkët pas një takimi në kryeqytetin indian, New Delhi, të premten, njoftoi gazeta Hindustan Times.
Deklarata e tyre erdhi një ditë pasi Blinken foli personalisht me Lavrovin në margjinat e një takimi të G20-ës në New Delhi për herë të parë që nga fillimi i luftës./UBTNews/