Fluturimi i parë i ndihmës së re prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën nga Shtetet e Bashkuara pritet të arrijë në rajon në 24 orët e ardhshme, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes.
Zyrtari tha se materiali do të merret në kufi nga ukrainasit dhe do të dërgohet në vend.
Administrata e presidentit amerikan Joe Biden njoftoi pakon e re të mërkurën, e cila përfshinte 11 helikopterë Mi-17 që fillimisht ishin caktuar për Afganistanin, 18 topa Howitzer 155 mm dhe 300 dronë të tjerë Switchblade.
Kjo pako dallohet nga ndihma e mëparshme e sigurisë pjesërisht sepse ky këst përfshin armatim më të sofistikuar dhe më të rëndë se dërgesat e mëparshme./UBTNews/